X

“Në Shqipëri agresiviteti i virusit është më i lehtë”/ Mjeku Sulçebe: Ja kur do të arrijë maksimumin

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se shifrat maksimale të koronavirusit do të shënohen nga fundi i muajit prill, ndërsa sipas tij situata do qetësohet në qershor.

“Duhet të shohim eksperiencën kineze. Këtu te ne ka filluar në mars, do arrijë maksimumin nga fundi i prillit dhe në qershor mendoj se do jemi në situatën që është Kina tani. Kurba është ulur por është shtirë në kohë. Në rajonin Ballkanik ne jemi më mirë se të gjitha vendet tjera. Mendoj se masat e forta e kanë bërë efektin e tyre”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

Më tej Sulçebe tha se në Shqipëri agresiviteti i virusit është më i lehtë. Ai theksoi se ky është impresioni i tij, ndërsa theksoi se duhen studiuar shumë parametra për të pasur një përgjigje të konfimuar./

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pipero flet për përhapjen e COVID-19: Kjo javë është piku, në javën e tretë të prillit pritet thyerja e epidemisë

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka folur sot për ecurinë e përhapjes së COVID-19 duke u shprehur se rritja është...

Close