X

Mesi e konfirmon me një letër: Lojtarët pranojnë uljen e rrogave, do paguajnë edhe punëtorët e klubit


Në media është folur shumë dhe Leo Mesit si kapiten i Barçës i ka lindur detyra të sqarojë gjithë publikun dhe mediet për përshtjellimin e krijuar në lidhje me negociatat e klubit me lojtarët për uljen e pagave, pas humbjeve financiare prej ndalesës së koronavirusit.

Nëpërmjet një letre publike Mesi sqaron se klubi dhe shokët e tij të skuadrës kanë rënë dakord të shkurtojnë me 70% pagat e tyre dhe gjithashtu edhe të kontribojnë nga të ardhurat e tyre private, në mënyrë që punëtorët e klubit të marrin paga të plota deri në fund të kësaj periudhe të vështirë.

“Gjithmonë kemi qenë të gatshëm të ulim pagat tonë, sepse e kuptojmë se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe ne jemi të parët që gjithmonë kemi ndihmuar klubin kur na e ka kërkuar. Madje shumë herë e kemi bërë atë me iniciativën tonë. Asnjëherë nuk pushon së më mahnituri se brenda klubit ka nga ata, që u përpoqën të na fusin nën xhamin zmadhues dhe u përpoqën të shtonin presion për të bërë diçka, që gjithmonë e dinim se do ta bënim.

Nëse nuk folëm deri tani, ndodhi sepse përparësia jonë ishte gjetja e zgjidhjeve, që ishin reale për të ndihmuar klubin, por edhe për ata që ishin më të prekur nga kjo situatë”, shkruan ndër të tjera Leo Mesi, që nuk lë pa thumbuar as njerëz të brendshëm të klubit se po ndikojnë për keq në marrëdhëniet brenda skuadrës dhe imazhin e saj në gjithë botën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Shëtit në rrugët e Funchal: Ronaldo, Georgina e fëmijët shkaktojnë polemika në Portugali

Cristiano Ronaldo e Georgina Rodriguez nëpër rrugët e Funchal, duke shëtitur fëmijët e tyre. Imazhe të jetës së përditshme, por...

Close