X

Koronavirusi/ Ndërron jetë e moshuara, viktima e 12-të në Shqipëri

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, një  paciente 82-vjeçare, me inicialet L. M, nga Tirana, për shkak të koronavirusit Covid-19.

E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, astma, hipertensioni dhe një sëmundje reumatike.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.
82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
‘Numrat e ulët nuk duhet të na entuziasmojnë,’/ Albana Fico nuk jep sinjale pozitive: Nuk dihet kur mbaron kjo situatë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites”, ka bërë me...

Close