X

Hajdutët vjedhin pikturën e Vincent van Gogh në Hollandë

Një pikturë e artistit të famshëm, Vincent can Gogh, është vjedhur nga muzeu Singer Laren, në Hollandë.

Hajdutët u futën në muze, rreth orës 3:15 të mëngjesit dhe vodhën pikturën e titulluar “Kopësht Pranvere”, të realizuar nga piktori i famshëm në vitin 1884.

Kjo pikturë i ishte dhënë në formë huaje muzeut Singer Laren nga muzeu Groninger.

Kjo ishte e vetmja pikturë që hajdutët vodhën nga muzeu.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
Trump e quajti “mrekulli nga Zoti”, FDA aprovon përdorimin e ilaçit anti-malarie, kundër Covid-19

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA ka dhënë aprovim emergjent për medikamentet anti-malarje që do të përdoren për të...

Close