X

Flet Haradinaj: Pse e shkarkuam qeverinë Kurti

Ramush Haradinaj ka thënë se mbështetja e partisë së tij AAK ndaj mocionit të LDK-së për shkarkimin e qeverisë së Albin Kurit, është tërësisht parimore dhe se ka të bëj me heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haradinaj u shpreh se Kurti nuk i ka respektuar këshillat e thirrjet e tij. Sipas ish-kryeministrit, nëse Kurti do të mbante në fuqi taksën, AAK do të ishte me të në ditën e mocionit.

“Po ta kish mbrojt zoti Kurti taksën, do të isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat tona, lutjet tona. E ka heqë taksën pa nder dhe pa kundërvlerë”, – ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.

Haradinaj tha se pas vendimit për heqjen e taksës, e ka rrëzuar me shumë qejf këtë qeveri.

“Më 20 mars e ka heqë taksën për lëndën e parë, e me pikën e tretë të vendimit e ka obliguar veten me heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzuar me shumë gëzim”,- ka thënë ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Thirrja e intelektualëve botërorë: Garda e vjetër me mentor Grenellin, rrëzoi qeverinë Kurti

Një letër në mbështetje të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit Intelektualët dhe akademikët qëndrojnë në solidaritet me Albin Kurtin...

Close