X

De Biazi i lumtur për ndihmën: Shqipëria ka zemër të madhe!

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, është shqiptaro-italian pasi në fund të aventurës së tij me me ekipin tonë përfaqësues, mori edhe pasaportën shqiptare, duke u shndërruar edhe zyrtarisht në “njërin prej nesh”.

Arkitekti i kualifikimit historik për në Euro 2016, flet për të përditshmen torineze “TuttoSport”, duke u ndalur te gjesti i fundit i qeverisë shqiptare, që dërgoi në Breshia 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar sado pak në emergjëncën e koronavirusit.

“Me shqiptarët kemi dhënë reciprokisht diçka. U ndjeva menjëherë pjesë e atij populli, aq sa në vitin 2017 u bëra njëri prej tyre pasi mora nënshtetësinë. Vite më parë ne u dhamë atyre një mundësi, sot janë ata që po na e japin një të tillë. Është një shembull i madh në nivel ndërkombëtar.”, thotë De Biazi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
30 mjekë shqiptarë në Itali, Meta flet për ‘Rai’: Nuk është një gjest solidariteti, por një demonstrim mirënjohjeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur në një intervistë për televizionin italian “RAI News 24” për situatën e krijuar...

Close