X

U dërgua me urgjencë në spital për apandesit, 18-vjeçarja rezulton e prekur me koronavirus. Para pak ditësh mori lajmin…


Një situatë aspak të lehtë ka kaluar një vajzë nga Lezha, e cila pasi mësoi se gjyshja ishte prekur nga koronavirusi, pak ditë më pas, u dërgua me urgjencë në spital me dhimbje të forta barku.

Vajza 18-vjeçare është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar.

Ndërhyrja kirurgjikale e saj është kryer në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Korespondenti i Panorama bën me dije se vajza e re është mbesa e një gruaje të moshuar e cila rezultoi e prekur nga COVID-19 të mërkurën e kësaj jave që po lëmë pas.

Ndërkohë, me të mësuar këtë fakt, mjekët e Sanatoriumit i kanë kryer tamponin vajzës së re e cila gjithashtu rezultoi pozitive. E reja ishte izoluar në banesën e saj në Lezhë pas lajmit për gjyshen, por mesa duket nuk kishte shpëtuar vetë prej virusit.

Operacioni i saj ka kaluar me sukses të shtunën në mbremje, në Sanatorium dhe pacientja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
30 mjekë shqiptarë në Itali/ Spiropali për kritikët: Pyka që i ka qeshur dhe flakur historia…

Mbërritja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar kundër Covid-19, ka zënë sot faqet kryesore të...

Close