X

Të shtruarit tek Infektivi/ Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen e tyre: Sa pacientë janë në gjendje të rëndë


Në 24 orët e fundit, 7 pacientë janë kuruar nga koronavirusi, ndërsa 6 të tjerë sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë në terapi intensive.

Sipas zv/ministres, Mira Rakacolli nga të prekurit, katër persona janë të intubuar.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë”, bëri me dije ajo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Heqje patentash dhe bllokim makinash/ Policia e Shtetit bën bilancin e 24 orëve dhe paralajmëron qytetarët: Nga e hëna…

Policia e Shtetit bëri me dije ndëshkimet e dhëna ndaj shoferëve dhe qytetarëve në shkelje të rregullave të vendosura kundër...

Close