X

Nga nesër ju duhet leje për të dalë në pazar, por ja çfarë duhet të dini. Nëse dërgoni SMS, duhet të prisni…


Duke nisur nga dita e hënë, qytetarët përmes e-Albania do të mund të marrin leje për daljet nga shtëpia për pazar, vetëm një person për familje.

Konkretisht, qytetari hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05.00-13.00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në email do merrni konfirmimin. Por e-albania ka publikuar një listë me shjegime mbi këtë proces.

Ja çfarë duhet të dini

1. Çfarë lejesh janë këto?

Këto janë leje për kembësorët, që duhet te dalin nga shtëpia për të blerë: ushqime, ilaçe apo për shërbesa të tjera.

2. Si mund të aplikoj për këtë leje?

Aplikimi nëpërmjet internetit:
Klikoni www.e-albania.al ose nëpërmjet aplikacionit e-albania, të cilin mund ta shkarkoni në smartphone-n tuaj dhe të kërkoni shërbimin : “Leja për Dalje”.

Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohu në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë)

Aplikimi me anë të sms-së në telefon:

Ata qytetarë, që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë në numrin: 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe orën e daljes
Psh: J12345678L 0930

3. Kur e marr miratimin e lejes, kur aplikoj nga e-Albania?

Aplikimi nga aplikacioni e-Albania, miratohet automatikisht në moment dhe vjen në e-mail-n tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.

4. Kur e marr miratimin, kur aplikoj me sms në 55155?

Kur aplikohet me sms miratimi për lejen e kërkuar vjen 1 ditë më vonë, pra të nesërmen.
Psh: Nëse dergon një mesazh ditën e hënë, miratimi me sms vjen ditën e martë, dhe qytetari mund të dalë ditën e mërkurë.

5. Për sa kohë është kjo leja?

Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm 1 orë, brenda fashës orare: 05.00-13.00.

6. A mund të lëviz me automjetin tim me këtë leje?

Jo, “Leja per dalje” është për këmbësorët.

7. Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?

Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër. Por, vetëm 1 orëm brenda një dite.

8. Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? / How can foreign citizens apply for a pemission?

Shtetasit e huaj mund të aplikojnë një leje për dalje ditore, duke dërguat një sms në numrin 55155 me formatin “F IDnumber Time”

Foreign citizens may apply for a one time per day pemission by sending a text message at the number 55155 with the format “F IDnumber Time” (F stands for Foreigner)
Example: F J1234567G 0930

9. Po, për të shkuar në punë duhet të aplikoj?

Jo, për të shkuar në punë si këmbësor nuk nevojitet aplikim për leje-dalje.

10. Po, kur jemi në një certifikatë unë dhe prindërit e mi, por ata jetojnë në një qytet tjetër nga unë si mund të aplikojmë për të dalë të dyja palët?

Në rastet kur disa anëtarë të certifikates suaj familjare jetojnë në një qytet tjetër, dhe ju punoni e jetoni në një qytet të tjetër, të dyja palët mund të aplikojnë për leje duke qenë se verifikohet vendndodhja e ndryshme e punës për anëtarë, që i përkasin të njëjtës certifikatë familjare.

11. Po, për të shkuar në spital vlen kjo leje?

Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, patjetër që vlen.

***Për çdo pyetje shtesë apo paqartësi mbi mënyrën e aplikimit në portalin e-Albania për shërbimin online “Leje per Dalje” apo për shërbime ë tjera në portal, Lutemi të na shkruani në adresën helpdesk@e-albania.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Kriza politike në Kosovë/ Kurti i përgjigjet presidentit Thaci: Vec zgjedhje, të tjerat janë shkelje kushtetuese

Shefi i Qeverisë në dorëheqje, Albin Kurti, ka bërë një interpretim Kushtetutës, duke nxjerr përfundime se s’mund të themelohet Qeveri...

Close