X

Moska karantinohet duke filluar nga e hëna

I gjithë qyteti i Moskës, do të karantinohet totalisht duke filluar nga 30 Marsi, deri në një njoftim të dytë, tha kryetari Sergej Sobyanin në një deklaratë.

“Meqë u vendosën kufizimet, lëvizjet në qytet u ulën me dy të tretat, gjë që është shumë e mirë,” tha Sobyanin. “Megjithëse është e qartë, se jo të gjithë na kanë dëgjuar”.

Banorët do të jenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre për të marrë ndihmë urgjente mjekësore, të shkojnë në një dyqan ushqimesh ose farmaci aty pranë dhe të ecin me kafshët e tyre në afërsi 100 metra nga vendbanimi i tyre. Përjashtim do të bëhet për punëtorët  në sektore kyçe. 

Zyrtarët e qytetit do të vendosin një sistem “monitorimi smart”, për të zbatuar këto kufizime, tha Sobyanin dhe qyteti do të zhvillojë një sistem të veçantë kalimi, për njerëzit që të marrin lejen, për të dalë nga shtëpitë e tyre. Transporti publik dhe privat, si dhe largimi ose hyrja në qytet, është akoma i lejuar, sipas deklaratës. /TPZ.AL/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Përhapja e frikshme, më shumë se 710 mijë të prekur nga Covid-19 në botë, dhjetëra shtete nën masa të forta izolimi

Në botë janë shënuar më shumë se 710 mijë raste të infektuarish të dielën, me mbi 100 mijë raste të...

Close