X

Mjekët i thanë të mos shqetësohej se ishte i ri, humb jetën 19-vjeçari italian, dyshohet për koronavirus

Një i ri italian që jetonte në Londër mendohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një 19-vjeçar të quajtur Luca Di Nicola, të cilit mjekët i kishin thënë që të mos shqetësohej shumë pasi kishte shëndet të mirë.

Di Nicola, i cili ka lindur në Nereto, Itali, punonte si ndihmës shef kuzhine në një restorant në Enfield, Londra Veriore, bashkë më nënën e tij Clarissa dhe partnerin e saj, Vincenzo.

I riu ndërroi jetë në kryeqytetin anglez si pasojë e pneumonisë. Familjarët e tij janë shprehur se nuk po e marrin dot veten nga kjo tragjedi që u ndodhi pasi “ai ishte shumë i shëndetshëm.” Ata dyshojnë se 19-vjeçari ishte i infektuar me koronavirus por nuk e dinë me siguri pasi atij nuk i është bërë test.

Një e afërme e Luca-s u shpreh për gazetën italiane “La Repubblica”:

“Një javë përpara se të ndërronte jetë Luca kishte temperaturë dhe kollë, të njëjtat simptoma kishte edhe e ëma dhe partneri i saj. Mjeku nga Londra i dha nipit tim paracetamol. Por Luca u bë keq më 23 mars. Mjeku e vizitoi në shtëpi dhe i tha se ishte i ri dhe i fortë dhe nuk kishte pse të shqetësohej nga një grip i keq.”

Ditën tjetër, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, ai filloi të kishte dhimbje kraharori ndërsa e ëma vuri re se buzët ju bënë ngjyrë ‘blu’. Luca Di Nicola-s do t’i behet autopsia dhe do të testohet gjithashtu për të vendosur përfundimisht nëse e kishte pasur koronavirusin apo jo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Barbara dhe Salvini falenderojnë Shqipërinë për dërgimin e mjekëve, thumba Europës: Keni memorie të shkurtër!

Moderatorja Barbara D’Urso dhe ministri Matteo Salvini, kanë falenderuar Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve, për të ndihmuar...

Close