X

Kurohej prej dhjetë ditësh në shtëpi nga veshkat, detaje të reja nga rasti i parë me Covid në Mirditë, ishte punonjës i spitalit, rëndë te Infektivi


Mirdita i është shtuar sot hartës së qyteteve që kanë raste pozitiv me koronavirus në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se personi i infektuar është anëtar i administratës së Spitalit të Rrëshenit.

55-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetsore. I infektuari në fjalë nuk ka patur histori udhëtimi apo takime me persona që kanë lidhje me Italine.

Ai ka 10 ditë qe kurohej në shtëpi për veshkat, dhe vetëm tani i është bërë testi nga ku ka rezultuar pozitiv me Covid.

Personi në fjalë ka pasur kontakte të shumta me personelin në spitalin e Rrëshenit, ndërsa nuk dihet nëse ata janë vendosur në karantinë, apo kanë shfaqur shenja të koronavirusit.

Derimë tani në vendin tonë janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga këto 40 persona janë shëruar dhe po qendrojnë dhe 14 ditë të vetëizoluar në banesat e tyre, ndërkohë që 10 të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.

Po ashtu 10 nga 76 personat e shtruar në spitalin Infektiv janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, 4 prej të cilëve mbahen të intubuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Të shtruarit tek Infektivi/ Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen e tyre: Sa pacientë janë në gjendje të rëndë

Në 24 orët e fundit, 7 pacientë janë kuruar nga koronavirusi, ndërsa 6 të tjerë sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë...

Close