X

Humb jetën nga koronavirusi Ish-ministri francez, Patrick Devedjian


Koronavirusi sot në Francë mori jetën e një ish-ministri, i cili u bë politikani më i vjetër në Evropë që vdes nga ky virus.

Patrick Devedjian, Presidenti 75-vjeçar i këshillit të departamentit të Hauts-de-Seine, iu dorëzua virusit të dielën në mëngjes, tre ditë pasi u njoftua se ai ishte “i lodhur, por në gjendje të qëndrueshme”.

Devedjian, baba i katër fëmijëve, ishte në spitalin privat “Antony”, në jug të Parisit, ku po trajtohej që nga e mërkura. Ai nuk dihej nëse kishte ndonjë shqetësim tjetër themelor mjekësor.

“Gjendja e tij u përkeqësua të shtunën. Mjekët e vendosën në një gjendje kome artificiale, por ai nuk mbijetoi”, tha një burim i familjes.

Devedjian ishte akoma duke dërguar mesazhe të enjten, kur shkroi: “Unë jam prekur nga epidemia, prandaj dua të dëshmoj drejtpërdrejt në punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe të gjithë stafit të infermierëve.

I lodhur, por i qëndrueshëm falë tyre, unë u dërgoj atyre një falënderim shumë të madh për ndihmën e tyre të vazhdueshme për të gjithë pacientët”, kishste shkruar Devedjian.

Republikani konservator që mbajti një numër postesh ministrore në qeverisjen e ish-Presidentit, Nicolas Sarkozy, ishte një prej politikanëve në të gjithë Evropën që janë prekur nga Covid-19.
Një nga punët e tij më të larta ministrore ishte pozicioni si shefi i Planit të Rimëkëmbjes pas rrëzimit financiar global të vitit 2008.
Në Francë deri tani janë 2314 të vdekur nga koronavirus.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Meksika urdhër rreth 129 mln njerëzve të mbyllen nëpër shtëpi

Presidenti i Meksikës, López Obrador u ka kërkuar meksikanëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e...

Close