X

Edi, ata janë heronj , mos i trajto si mercenarë!


Nga Ilir Babaramo

Të veshur krejt në të bardha, me një shirit të kaltër në ballë , më shumë se cdo gjë tjetër në botë,ngjasonin me misionarë të urdhërit të Nënë Terezës.

Tridhjetë  mjekë dhe infermiere u nisën dje drejt syrit te ciklonit, Bergamos.

Të gjithë vullnetarë. Pa ua kërkuar kush ,nën peshën e kujtesës kolektive dhe individuale vendosën të sakrifikojnë , te bëjnë një akt te madh njerëzor.

U nisën drejt Italisë për të dëshmuar se shqiptarët vlerësojnë mirënjohjen si virtytin më të epërm njerëzor.

Akti i tyre ndodhi në kohën kur Kryeministri i Shqipërisë deklaron cdo ditë në ekranet e TV- ve “detyrohet të sillet si babai i të gjithëve” dhe po te mos vepronte ai ,”do të na kishte marrë lumi me kohë”.

Në fakt Edi Rama po luan një bast të madh ; situata e pas pandemisë ta gjejë në pozicionin e babait të kombit. Ka personalizuar gjithcka.

Në rrethanat e krijuara duhet lënë të veprojë. Mes pandemisë dhe narcizmit te kryeministrit , le te zgjedhim për momentin opsionin e dytë

Do të kisha ftuar këdo që të gëlltisë propagandën dhe të zbatojë verbërisht sugjerimet e autoriteteve mjekësore. Do kisha gëlltitur dhe shown e Ramës në Rinas, bashkë me dy çupat e bashkisë ,që përcillnin gjinon e diplomacisë drejt avionit, sikur te ishte Konstandini i baladës.

Në kohë karantine pranohet shumëçka. Ajo që ishte ulëritëse ishte vendimi i qeverisë që u bë publik: për një muaj që do punojne në Bergamo, qeveria shqiptare do të paguajë secilin prej tyre 3 mijë euro në muaj. Siç dëshmuan para se të niseshin 30 mjekët dhe infermierët as nuk e dinin një dicka të tillë. Gjithcka e bënin vullnetarisht. Por kjo nuk mjaftonte. Duhet një artific që sakrifica e tyre ti atribuohej qeverisë.

U gjet forma më e shëmtuar për të treguar humanizëm, pagesa.

Dhe sikur qeveria shqiptare ta ndjente për detyrim të kompensojë disi financiarisht ata heronj,  duhej bërë në mënyrë diskrete.

Edi, zgjodhe mënyrën më të vrazhdë për të përvetësuar protagonizmin e tyre!. Ata u nisën drejt Italisë për të dëshmuar mirënjohje. Mirënjohja, empatia, solidariteti, humanizmi nuk janë transaksione PPP. Ndoshta pas kaq vitesh nuk e kupton, por duhet ta dish, se përtej vilmanushërisë, përtej sharësve me pagesë në portale e tv, është një botë shumë më e madhe se ajo e “më jep  të jap”.

Ata që u nisën drejt Bergamos janë heronj. Ti doje ti shisje si mercenarë.

U nisën për të shlyer një borxh  të shqiptarëve, ti doje ti shisje si ushtarë te tu me pagesë. I ke fyer. Zoti qoftë me ata!

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE
Një baba i rrjedhur, që bredh lart e poshtë duke berë si lider i lagjes

Nga Endri Shabani Rames keto kohe i pelqen ta krahasoj veten me nje baba te kombit. Krahasimi eshte i pavend,...

Close