X

E trishtë në Fier, përcillet e vetme për në banesën e fundit 72-vjecarja e prekur nga koronavirusi


Është dërguar ditën e sotme për në banesën e fundit L.Mocka, 72-vjecarja që humbi jetën 2 ditë më parë nga covid19.

72 vjecarja banonte në fshatin Poro të Vlorës por trupin për në banesën e fundit e kanë tërhequr familjarët në Fier, aty ku është zhvilluar edhe ceremonia mortore.

Gruaja e  moshuar nga fshati Poro 72 vjec,  ishte dërguar pak ditë me parë në infektiv në Tiranë ndërsa mësohet se vuante edhe nga hipertensioni.

Gruaja jetonte së bashku me bashëkshortin, ndërsa burri doli negativ nga testi, por qendron i izoluar pasi kishin ardhur nga Italia ditë më parë. Çifti jetonte në itali gjatë periudhës së dimrit, ndërsa ishin kthyer nga Italia rreth tre javë më parë.

Në varrimin e saj nuk ka qenë i pranishëm asnjë person, përveç punonjësve të varrezave në Fier.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Shqipëria është në prag të katastrofës”- Gazment Bardhi: Braktisja e familjeve në nevojë dhe të sëmurëve është kriminale

“Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është...

Close