X

Detaje të reja nga përhapja e koronavirusit/ Çfarë ndodhi në Mirditë, Lezhë e Durrës


Të tjera detaje zbulohen sot për përhapjen e koronavirusit në vend. Mirdita ka parë sot të prekurin e parë nga pandemia e koronavirusit. Pacienti 55-vjeçar që mësohet se punon në spitalin e Rrëshenit u përkeqësua dje dhe ka kërkuar të bëj tamponin. Mësohet se shtetasi ka probleme edhe me veshkat.

Një tjetër rast në Lezhë, i përket një vajze rreth 18 vjeç që sipas burimeve është mbesa e njërit prej të 5 infektuarve në atë qytet. Raportohet se ajo është mbesa e një të moshuare, e cila u diagnostikua të mërkurën me Covid-19.

Ndërkohë, nga burimet e A2 mësohet se për sa ai përket rastit të 12-të të konfirmuar në Durrës, bëhet fjalë për një  rast të ri, të një 74-vjeçari pa lidhje me rastet paraardhëse, pra i paidentifikuar nga hetimi epidemiologjik. Dy raste të tjera të  dërguar po nga Durrësi, të  dyshuar dhe pritet rezultati i tamponit.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Berisha: Testimi i kufizuar është një praktikë kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se testimi i kufizuar është një praktikë kriminale. Sipas tij, qeveria po kundërshton në mënyrë çnjerëzore...

Close