X

COVID-19/ Mbreti “Rama X” vetizolohet në një hotel luksoz së bashku me haremin e tij prej 20 grash

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, është vetizoluar në një hotel luksoz në Alpe me qëllim që të jetë i sigurt nga koronavirusi.

Mbreti, i cili njihet gjithashtu edhe si Rama X, thuhet të ketë prenotuar të gjithë hotelin Sonnenbichl, për vete dhe haremin e tij prej 20 grash.

Hoteli me katër yje në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani ka marrë “leje speciale” nga këshilli i rrethit për t’i strehuar sepse “të ftuarit janë një grup i vetëm, homogjen i njerëzve pa luhatje”, thuhet raportimet e mediave.

Thuhet gjithashtu se 119 anëtarë të stafit të tij janë dërguar në Tajlandë pasi dyshohet që mund të jenë të sëmurë me COVID-19.

Gjithsesi, izolimin e mbretit me 20 gra nuk e kanë marrë edhe aq mirë qytetarët e vendit të tij. Me mijëra tajlandëzë u janë drejtuar mediave sociale për të kritikuar mbretin, duke thyer ligjin sipas të cilit kush fyen apo kritikon madhërinë e tij mund të përfundojë në burg për 15 vite.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Nëse vuani nga kjo sëmundje, rrezikoheni nga COVID-19. Gjithçka që duhet të dini!

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, duhet të tregojnë shumë kujdes gjatë pandemisë së Koronvirusit. Këtë e...

Close