X

Barbara dhe Salvini falenderojnë Shqipërinë për dërgimin e mjekëve, thumba Europës: Keni memorie të shkurtër!

Moderatorja Barbara D’Urso dhe ministri Matteo Salvini, kanë falenderuar Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve, për të ndihmuar vendin e tyre në luftën ndaj Covid-19.

Teksa po fliste në “TG5”, për koronavirusin Barbara falenderoi Shqipërinë dhe thumboi Europën, duke shtuar se atje njerëzit e kanë memorien të shkurtër.

Barbara D’Urso: Dua të falenderoj Shqipërinë për aktin që ka bërë. Janë këtu, po vijnë 30 mjekë. Ka edhe nga Kina, por Shqipëria fqinje është një vend i vogël i varfër. Ndryshe nga Europa që ka vende që aknë memorie të shkurtër.

Salvini: E kështu është Barbara, fjala Europë vjen nga bashkimi, por kur vjen puna tek nevoja, ndihmat vijnë nga Shqipëria dhe Venezuela. Askush tjetër nuk ndihet.

Barbara D’Urso: Këtu njerëzit po vdesin, po vdesin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
Koronavirusi/ Numri i infektimeve të reja ka filluar të ulet ngadalë

Të gjitha vendet kanë ndërmarrë hapa të mëdhej për të ngadalësuar epideminë dhe efektet duket se po ndjehen. Rritja ditore...

Close