X

Video-mesazhi prekës nga Kosova, Prof. Tritan Kalos: Ti je heroi im!


Profesor. Tritan Kalo është prekur nga një video-mesazh si përkushtim, dërguar për të nga Kosova.

Në një mesazh në Facebook. mjeku i njohur e ka publikuar videon bashkë me këtë shënim.

Nga Tritan Kalo/

Një surprizë më se inkurajuese në këto kohë covidiane-19, nga i supertalentuari Peon Sadiku, djali i mjekut të shquar Rabit Sadiku, mjeshtrit të akupunkturës në trojet arbërore nga qyteti i Gjilanit, të Shqipërisë së andej Drini.

Ju jam shumë mirënjohës.

Ne kurdoherë jemi vetëm një dhe të pandarë, ndaj po së bashku ne do t’ia dalim mbanë.
Heronj në këtë betejë ndaj më tinzarit armik SARS-CoV2, të cilët janë po ashtu edhe heronjtë e mi, janë të gjithë : mantelbardhët, infermierët, imazheristët, farmacistët, laborantët, administratorët, sanitaret, shoferët, policët, ushtarakët, furrtarët, punonjësit e shërbimeve, etj, të cilët sakrifikojnë ditë e natë, për t’iu siguruar kushtet optimale të prekurve nga COVID-19.

Sup më sup, me mirëbesim reciprok, me optimizëm, me thjeshtësinë që na imponon profesionalizmi ynë larg politizimeve e militantizmave të pabukta, ne me siguri që do t’ia dalim mbanë!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Falja e kamatëvonesave, OSHEE: Përfitojnë 227 568 abonentë, ja kategoritë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar skemën se si përfitohet falja e kamatëvonesave dhe kategoritë që përfitojnë, ndërkohë...

Close