X

Vetëm 16 vjeç/ Historia e tmerrshme e viktimës më të re në Europë


Emrin dhe foton e saj mund ta gjesh në çdo media të madhe europiane. Julie Alliot ishte në top-formë. Por ajo është viktima më e re e koronavirusit në Europë. Francezja ishte 16 vjeç.

Adoleshentja ishte plot jetë, shkruan Le Parisien.

“Duhet të ndalojmë së besuari se sëmundja prek vetëm të moshuarit. Askush nuk është i pamposhtur ndaj këtij virusi mutant,” thotë motra e saj, Manon.

“Julie kishte pak kollë javën e shkuar. Gjatë fundjavës u përkeqësua dhe të hënën shkuam te mjeku i familjes. Atje i thanë se ka sëmundje respiratore. Ajo nuk ka pasur sëmundje të tjera më herët”.

Prej atij momenti, gjithçka rrodhi me një shpejtësi të çmendur. Fillimisht u shtrua në spital. Më pas u vendos në ventilator, në fund u intubua të martën.

“Mushkëritë u dorëzuan. Mjekët bënë gjithçka që ta sillnin në jetë, por ishte e kotë,” thotë e motra me zërin që i dridhet.

“Ndodhi kaq dhunshëm. Nuk kishim as kohë që ta shihnim”.

Funerali do mbahet të hënën. Dhjetë njerëz maksimumi do jenë të pranshëm.

Shokët e shkollës thonë se do mbajnë një marshim përkujtimor për të, kur të nisin mësimet. Një marshim me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe. “Me ngjyrë të bardhë, për humorin e saj. Dhe me të kuqe, sepse ishte ngjyra e saj e preferuar”.

“Julie pëlqente që të kërcente, të këndonte, që t’i bënte njerëzit të qeshnin,” thotë një mikeshë e prekur.

Pas diplomimit, ajo ëndërronte të bëhej organizatore festash.

Lexo edhe:Nuk janë vetëm të moshuarit të rrezkuar, 16-vjeçarja me koronavirus humb jetën

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
30 mjekë shqiptarë në Itali, zbardhet vendimi: Paguhen nga buxheti i shtetit, ja sa do marrin në muaj

Zbardhet vendimi per dergimin e 30 mjekeve shqiptare ne Bergamo, si solidaritet me Italine ne luften me koronavirusin. Vendimi i...

Close