X

“S’është sot në shërbim të qytetarëve”, PD tregon rastin e mjekes në Tiranë që u infektuar me COVID-19: Ishte në vijën e parë me maskë të skaduar

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një reagim shkruan se një mjeke e Qendrës Shëndetësore Nr. 6 në Tiranë është infektuar me COVID-19. Sipas Zhupës mjekja është infetkuar pas mbante si masë mbrojtëse maskat e skadauara që qeveria i ka dhënë personelit mjekësor.

Zëdhënësja e PD në reagimin e saj shprehet se, personelit shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 6 në Kombinat duhet t’i bëhet testi pa vonesë dhe vetë Qendra duhet dezinfektuar në mënyrë që të mos bëhet burim infeksioni për stafin dhe qytetarët.

Një mjek më pak është sot në shërbim të qytetarëve. Si të gjithë mjekët e familjes, një nga doktoreshat e Qendrës Shëndetësore 6 në Kombinat, ishte lënë në vijën e parë të luftës vetëm me maskën e skaduar të qeverisë. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes për tradhtisë ndaj personelit shëndetësor. Ana tjetër është se Ministria e Shëndetësisë apo autoritetet e tjera, që varen prej saj nuk kanë bërë testin e asnjë kolegu të mjekes me COVID 19, me të cilët ajo ka patur kontakt të përditshëm. Për të gjurmuar persona që ka vizituar mjekja as që bëhet fjalë.

Politika e testeve me pikatore që po ndjek qeveria për rastet e dyshuara është faktuar nga denoncimet e shumë qytetarëve se ka sjellë rëndimin e gjendjes shëndetësore të tyre. Kjo politikë rezikon jetën e qytetarëve dhe përhapjen e virusit. Përsonelit shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 6 në Kombinat duhet t’i bëhet testi pa vonesë! Vetë Qendra duhet dezinfektuar në mënyrë që të mos bëhet burim infeksioni për stafin dhe qytetarët. Personeli shëndetësor dhe ai ndihmës duhet të pajisen me maska, me doreza, me dezifektues për punën e tyre të përditshme!”, shkruan Zhupa.

Në Shqipëri deri tani janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre katër fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në dhjetë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rritja e numrit të viktimave nga koronavirusi, Italia vendim tjetër pas 3 prillit, izolim edhe për dy javë të tjera

Italia po risheh vendimin e karantimit, deri në 3 prill, duke menduar ta zgjasë atë deri në 18 prill. Dje...

Close