X

Rritja e numrit të viktimave nga koronavirusi, Italia vendim tjetër pas 3 prillit, izolim edhe për dy javë të tjera

Italia po risheh vendimin e karantimit, deri në 3 prill, duke menduar ta zgjasë atë deri në 18 prill.

Dje vendi fqinj shënoi një rekord botëror sa i përket koronavirusit teksa shënoi plot 969 viktima vetëm në 24 orë teksa ai total po afrohet rreth 10 mijës ndërsa të infektuarit janë 86 mijë duke kaluar edhe Kinën.

Më 3 prill, sipas mediave italiane kryeministri Conte dhe kabineti i tij do të marrin vendimin e radhës për shtyrjen e karantimin.

Dje Presidenti Matarella i bëri një thirrje dëshpëruese BE-së që të ndihmojë Italinë para se të jetë shumë vonë teksa qarqet nacionaliste italiane janë nxehur së tepërmi nga rezervimi i Unionit duke paralajmëruar edhe daljen nga BE pas tejkalimit të kësaj situate.

Italia në rang viktimash nga COVID-19 kap vendin e parë në botë kurse sa i përket numrit të të prekurve është e dyta pas SHBA-së.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Të dyshuar me COVID-19, ndalohen dy të rinj nga Berati në Gjirokastër, njëri me temperaturë dhe kollë

Dy të rinj shqiptarë që po ktheheshin nga Greqia janë të dyshuarit e radhës me koronavirus që janë ndaluar në...

Close