X

Richard Grenell: Jam krenar që jam homoseksual, homofobia duhet të dënohet gjerësisht!

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin Pressing në televizionin T7. Ndër të tjera ai është pyetur edhe për faktin se shumë njerëz, që nuk janë dakord me të, përdorin orientimin e tij seksual për t’i rrëzuar autoritetin dhe për ta diskriminuar.

Gazetari: Pyetja e fundit,  shumë njerëz që ju kundërshtojnë e kanë përdorur orientimin tuaj seksual, zotëri Grenell – ju jeni homoseksual dhe këtë e pranoni haptazi – si argument për t’i minuar autoritetin dhe aftësinë tuaj për ta udhëhequr këtë proces. Si e komentoni këtë?

R.Grenell: Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike, ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet. Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik, duhet të dënohet gjerësisht.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu: https://www.gazetaexpress.com/intervista-e-plote-e-grenell-ne-pressing-kurti-me-shikoi-drejt-ne-sy-dhe-me-tha-se-do-ta-heq-taksen-gexpress/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Baton Haxhiu: Albin Kurti ofendoi dhe tregoi homofobi ndaj Grenell, e papranueshme dhe e pafalshme!

Baton Haxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", ku ka folur për rrëzimin e qeverisë së Albin...

Close