X

Rama analizon gabimet e Trump: Thoshte do ikë virusi vetë, sot kaluan Kinën, nuk kanë vend në spitalet e New York-ut!

Kryeministri Edi Rama, perveçse është në krye të shtet-rrethimit në Shqipëri dhe menaxhon me përpikmëri, oraret e daljes së popullit nga shtëpia, ka filluar të analizojë dhe komentojë, veprimet e liderëve në vende të tjera të botës, sidomos në ato më të zhvilluarat, lidhur me koronavirusin dhe gabimet fatale që ata kanë bërë, me nënvlerësimin e virusit.

Nga një dhomë mbledhjesh në kryeministri, i shoqëruar nga portreti i Ismail Qemalit, kryeministri ka shpjeguar ditën e sotme, për mbarë qytetarët shqiptarë, se si Presidenti amerikan,  Donald Trump, ka bërë gabime dhe e ka nënvlerësuar koronavirusin dhe tani Amerika i’a ka kaluar edhe Kinës me numrin e të infektuarve.

Rama shprehet se në spitalet e New York-ut nuk kanë më vend dhe as mjete mbrojtëse për mjekët dhe infermierët, megjithatë, sipas Ramës, Amerika “mbase nuk i ka aq problem mijëra dhe dhjetëra mijëra të vdekur, sa ne“.

Meqë i keni qejf shembujt me Amerikën, ku presidenti u thoshte deri dje, do ikë kjo shpejt, thjesht do ikë, e shikoni tani çfarë ju thotë amerikanëve? Ndërkohë që, duke e pritur të ikë vetë, ia hap rrugën armikut dhe sot kanë kaluar Kinën, me infektim dhe s’po kanë më as vend dhe as mjete mbrojtëse, për mjekët dhe infermirët në spitalet e New York-ut. Por, Amerika është Amerikë dhe mbase mijëra dhe dhjetëra mijëra të vdekur, nuk i ka aq problem sa ne. Po ne, që me Amerikën nuk krahasohemi dot në asnjë gjë, si mund t’ja lejojmë ne vetes të lëshohemi dhe të vëmë në diskutim jetën, duke mos kuptuar, se kjo është luftë për ekzistencë, nuk është një lojë kukamçefti?!“, u shpreh kryeministri.

Përpara se të analizonte veprimet e gabuara të Presidentit Trump në Amerikë, Rama sot u vetëshpall edhe si baba i kombit, duke deklaruar; “Më ra mua barra, të jem në rolin e babait në këtë kohë…”.

Me këtë “baba” që ka populli shqiptar, që kupton dhe analizon edhe gabimet e Presidentit të Amerikës, nuk ka se si të mos ja dalim në këtë luftë të madhe…

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
‘’Nuk e dimë kur izolimi do të përfundojë’’, Merkel flet nga karantina: Shifrat nuk na japin arsye për të lehtësuar masat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i është drejtuar qytetarëve gjermanë në një komunikim online nga karantina e saj në shtëpi. Ajo...

Close