X

Një baba i rrjedhur, që bredh lart e poshtë duke berë si lider i lagjes


Nga Endri Shabani

Rames keto kohe i pelqen ta krahasoj veten me nje baba te kombit. Krahasimi eshte i pavend, por edhe si i tille, ai nuk do të ishte babai i pergjegjshem qe kujdeset per familjen e tij. Perkundrazi.
Ai do të ishte babai qe i con femijet ne pune, dhe vete rri gjithe diten ne facebook.
Do të ishte babai egoist qe familjen e mbyt ne borxhe, nderkohe qe leket i perdor per blere avion privat.
Do të ishte babai qe leket e shtepise i ndan me shoket e klubit, nderkohe qe shtepine ia jep me koncesion dynjase.
Do të ishte babai hipokrit, qe ia heq ushqimet femijeve te vet dhe i shperndan neper lagje duke bere bamiresin.
Do të ishte babai qe vjedh parate e ilaceve dhe kur femijet semuren I akuzon se bejne kot.
Do të ishte babai qe iu le celesat e shtepise vrasesve dhe perdhunuesve.
Do të ishte babai cinik, qe kur femijet kerkojne ndihme, i perqesh duke i thene “ku i gjete leket per tu futur ne facebook”
Do të ishte baba i dhunshem, qe merr kenaqesi kur i dhunon femijet, dhe i con me deshire deri ne vetevrasje.
Do të ishte babai i papergjegjshem, qe do ndertonte nje shtepi pa themele, dhe nuk do hiqte asnje leke menjane per dite te veshtira.
Do të ishte babai egoist qe per hir te tekave te veta, i ve zjarrin shtepise.
Do të ishte babai i rrjedhur, qe nderkohe qe familja ishte ne pike te hallin, bridhte larte e poshte duke bere si lideri i lagjes.
Me pak fjale, do të ishte nje thjesht nje barre per cdo familje. Dhe ne raste te tilla, femijet kuptojne qe bejne mire te rriten e te marrin vete ne dore fatin e familjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE
Edhe heronj drejt Italisë edhe tendera të turpshëm?!

Nga Astrit Patozi Dërgimi i ekipit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ishte një gjest i bukur, që ia...

Close