X

MSH: Kemi 33 të shëruar nga koronavirusi, 3 prej tyre janë mjekë, 3 personel shëndetësor


Numri i personave të rinj që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus ishte 11, ndërsa në total janë 174.

Të dhënat i bëri sot me dije Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila dha edhe lajmin e mirë se deri më tani janë 33 personat e shëruar, mes tyre 3 mjekë e 3 infermierë.

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.Mes tyre janë 6 punonjës shëndetësor, 3 prej tyre janë mjekë”, tha Bino.

Ajo po ashtu shtoi se në spitalin Infektiv janë shtruar 74 persona, 4 prej tyre në gjendje kritike për jetën nën shërbimin e kujdesit intensiv.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, bie për të dytën ditë numri i të prekurve

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin...

Close