X

Lufta kundër koronavirusit, për çfarë ranë dakord BE-SHBA


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, biseduan përmes telefonit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Në një komunikatë të publikuar të shtunën nga BE-ja thuhet se Borrell dhe Pompeo janë pajtuar që ndihma mjekësore për vendet më të rrezikuara duhet të rritet me shpejtësi.

“BE-ja dhe SHBA-ja kanë kapacitet për të kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në përpjekjet ndërkombëtare për të trajtuar pandeminë”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Gjatë bisedës me Pompeon, Borrell po ashtu theksoi nevojën e ofrimit të informacioneve të sakta dhe transparente për qytetarët, në kohën kur janë duke u rritur shqetësimet dhe duke qarkulluar lajme të rreme për koronavirusin.

Pompeo, në llogarinë e tij në Twitter, tha se ka biseduar me Borrellin dhe se marrëdhëniet transatlantike “kanë rëndësi të madhe për shëndetin publik global dhe për avancimin e interesave të përbashkëta në Libi, Siri, Venezuelë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Të premten është bërë e ditur se Departamenti amerikan i Shtetit ka ndarë afro 274 milionë dollarë fonde humanitare për të ndihmuar vendet e rrezikuara në luftën kundër koronavirusit.

Kosovës i janë ndarë 1.1 milion euro.

/REL

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Koronavirusi/ Paralajmërimi i NYT: New York-u mund të jetë më keq se Wuhan apo Lombardia

Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e New York-ut do të pësojë një katastrofë...

Close