X

Drejtori i shtet-rrethimit dhe i OSBE-së, Edi Rama, vendos të shpëtojë Italinë. Nis në Bergamo 30 mjekë

Drejtori i shtet-rrethimit, i OSBE-së dhe i sulltanatit shqiptar, Edi Rama, ka çuditur sot të madh e të vogël.

Gazeta e njohur italiane, Corriere della Sera, bën me dije, se pas një marrëveshje me ministrin e jashtëm, Di Maio, Edi Rama po dërgon sot në Bergamo, 30 mjekë shqiptarë.

Meqenëse, mjekët shqiptarë janë arratisur në mënyrë masive, në këto dy vitet e fundit, drejt perëndimit, mendohet se këta 30 që po nisen drejt Italisë, janë të rinj dhe janë trajnuar posaçërisht nga drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, para dhe gjatë ditëve që ai ishte me koronavirus.

Lideri ynë suprem Edi Rama, e kreu këtë akt, për shkak të ndjeshmërive, dhimbjes dhe shpirtit të madh human, që ai disponon,  ngaqë s’mund ta shihte dot Italinë në këtë derexhe.

Thuhet njëkohësisht se, menjëherë pas këtij vendimi, lideri ynë suprem, ka thirrur në kullën e Surrelit, ministrin për punë të tërmeteve dhe koronavirusit, zotni Arben Ahmetajn dhe i ka thënë:

– Ne tani këtu, siç e di shumë mirë edhe ti Arben, nuk na mbeti më kokërr mjeku dhe infermieri. Prandaj, bëj urgjent një lutje-kërkesë, për Turqinë, vendet arabike, të Lindjes së Mesme dhe ato të Lindjes së Largët, që të na dërgojnë edhe ne, ndonjë mjek.

– Si urdhëron padishah, – i ka thënë ministri i koronavirusit, Arben Ahmetaj dhe është larguar.

PS. Lexoni më poshtë njoftimin e Corriere della Sera:

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela: Unë, gjithë Rilindja dhe të vdekurit, jemi sot më të gëzuar se kurrë, që na pranoi Evropa!

Në këtë kohë të egër koronavirusi, kur mbarë bota është trishtuar dhe kyçur brenda vetes, si asnjëherë më parë, vetëm...

Close