X

“Do thërras policinë”, Arjola Demiri tregon si e kërcënojnë fqinjët pas zhurmavë në apartament


Aktorja Arjola Demiri ka treguar se si ka shqetësuar fqinjët këto ditë që është mbyllur në karantinë, saqë e kanë kërcënuar me polici. Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, Demiri tha se bashkë me të vëllanë e tre fëmijët po mundohetta shtyjë por rrëmujë që bëjnë shqetëson fqinjët.

Pjesë nga biseda

Arjola Demiri: Jam me tre fëmijët e mi dhe vëllain tim të izoluar në shtëpi. Fillimisht me pak ankth se si gjithë shqiptarët besoj që kemi atë ankthin e parë, jo i kam simptomat jo si kam sepse është edhe stina e virozave. Me këtë ankth e kemi kaluar shumë mirë, kemi qenë të gjithë të shëndetshëm edhe kemi filluar ta organizojmë ditën brenda në shtëpi, duke nisur që nga mëngjesi, pastaj na është rrotulluar dita na është bërë natë dhe nata na është bërë ditë. Po mundohemi ta kalojmë sa më këndshëm.

Rudina Magjistari: Po me tre fëmijët si po e organizon me ta?

Arjola Demiri: Duhet të pyesni komshien time që vjen 3 herë në ditë në shtëpi.

Rudina Magjistari: Edhe ti çfarë i thua?

Arjola Demiri: I them ke bërë shumë mirë që ke ardhur dhe ajo nga dera thotë do thërras policinë. Është një kërcënim në thonjza sepse në fakt edhe ngaqë njerëzit janë shumë qetësi, edhe pallati pothuajse është si pallat fantazëm, nuk dëgjohet asnjë njeri këtu. Po mundohen të shkretët të përmbahen, të dalin deri në dritare të marrin ajër, edhe në ballkon.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Nuk lanë fjalë pa i thënë njëri-tjetrit, e lidhur me reperin gjerman, Loredana s’heq mendjen nga Mozzik! Postimi në mesnatë

Reperja Loredana Zefi prej kohësh i ka dhënë fund lidhjes me Mozzik, dhe madje kanë debatuar disa herë virtualisht mes...

Close