X

Ambasada amerikane njoftim për shtetasit e saj: Nëse doni të largoheni nga Shqipëria na kontaktoni


Ambasada amerikane në Tiranë njofton shtetasit e saj që jetojnë në vend se me mbylljen e fluturimeve për shkak të krizës nga koronavirusi, po punohet për t’ju gjetur mundësi të tjera udhëtimi qytetarëve amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan:

“Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.

Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë ACSTirana@state.gov me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pasaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Turizmi, kërkesë qeverisë: Dy mundësi për mbështetjen e sektorit që ta shpëtojmë nga falimentimi

Situata që ka krijuar globalisht Covid-19 ka prekur Shqipërinë në një sërë sektorësh, por sidomos efekti pritet të ndihet tek...

Close