X

VIDEO/ Shtohen sërish rastet me koronavirus, tre autoambulanca mbërrijnë tek Infektivi


Tre ambulanca kanë transportuar sërish pacientë me COVID-19, pranë spitalit Infektiv.

“News 24” raporton se në një prej ambulancave ishte një grua, rreth të 50-ve, në gjendje jo shumë të rënduar shëndetësore.

Ndërkohë që më herët, mësohet se pranë spitalit COVID kanë mbërritur dhe dy autoambulanca të tjera, të cilat me shumë gjasa transportonin persona nga e njëjta familje.

Po ashtu në mëngjes, edhe dy persona të tjerë u dërguan tek Infektivi.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 186 raste, ndërsa 77 prej pacientëve ndodhen të shtruar tek Infektivi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Izolim total/ Edi Rama aplikon masa ekstreme, mund të dilni nga banesa vetëm me lejen e qeverisë

Kryeministri Edi Rama, ka ndërmarrë hapa ekstreme për izolimin e qytetarëve, duke i argumentuar me nevojën për të luftuar Covid-19....

Close