X

Situata te Infektivi, shkon në pesë numri i pacientëve në terapi intensive. Detajet nga ministria


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri me dije sot se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 77 të shtruar të prekur me COVID-19.

Ndërkohë që ka shkuar në pesë numri i pacientevë që janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shkon në 186 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Ka shkuar në 186 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë. Nga testimet e fundit jane konfirmuar, 12...

Close