X

Shifra tronditëse nga Italia, 969 viktima në 24 orët e fundit

Shifra tronditëse vijnë nga Italia, teksa janë shënuar 969 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Në shtetin italian, koronavirusi ka shkaktuar gjithsej 9134 viktima, deri në këto momente.

Ndërsa, të prekur nga Covid-19 numërohen 86 498 persona.

Nga ana tjetër, 66,414 persona rezultojnë pozitiv (+4,401). Shumica e viktimave janë regjistruar në Lombardi, ku 541 viktima raportohen brenda 24 orëve.

Mes viktimave janë edhe 46 mjekë që kanë humbur jetën. Në ditët e fundit pati një rënie të lehtë të numrit të viktimave, por këto 24 orë shifra e të vdekurve është tronditëse.

Italia është shteti me më shumë viktima nga koronavirusi, ndërsa SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
Dalin analizat e COVID-19 për stafin mjekësor të Lezhës, ja rezultatet

Kanë dalë analizat për të gjithë sfatin mjekësor të pavijonit të Ortopedisë në Spitalin e Lezhës, i cili dyshohej se...

Close