X

Regjistrohen 270 viktima dhe 45 000 raste me COVID-19 në Gjermani

Rastet me koronavirus në Gjermani vazhduan të rriten, pavarësisht masave drastike të izolimit për të penguar përhapjen e virusit.

Numri i rasteve sot arriti në 44 439, ndërsa numri i viktimave u rrit në 270, sipas faqes online me qendër në Berlin, “Coronavirus-Monitor”, që përpilon shifrat e përditësuara nga autoritetet lokale shëndetësore.

Autoritetet raportuan 48 viktima dhe rreth 5 000 raste të reja gjatë 24 orëve të kaluara.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përjashtoi dje mundësinë e lehtësimit të masave të izolimit, duke theksuar se rastet e reja vazhduan të rriten me shpejtësi gjatë dy ditëve të fundit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Nga Kina, SHBA e deri në Afrikën e Jugut, ja si shfaqet situata e krijuar nga COVID-19 në këto vende

Presidenti  Trump pas telefonatës tha se biseda ishte “shumë e mirë” dhe se Kina ka siguruar se do ta ndihmonte...

Close