X

Në Britani, pas Kryeministrit edhe Sekretari i Shëndetit rezulton pozitiv me koronavirus

Sekretari i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur, pasi u mësua se edhe kryeministri Boris Johnson, është infektuar me Covid-19.

Hancock, njëlloj si kryeministri, ka simptoma të lehta të virusit dhe po vetë-izolohet në banesën e tij.

Boris Johnson e lajmëroi infektimin e tij me koronavirus, me asnë të një video-selfie, të postuar në rrjetet sociale.

Kam patur simptoma të lehta të koronavirusit, temperaturë dhe kollë të vazhdueshme. Sipas këshillës së oficerit të parë të Mjekësisë, unë kam bërë testin, i cili ka rezultuar pozitiv, ndaj unë po punoj nga shtëpia, po vetë-izolohem dhe kjo është gjëja e duhur që duhet bërë“, u shpreh Johnson.

Kryeministri Johnson do të vijojë të jetë në krye të ekipit që merret me luftën ndaj koronavirusit.

Ditët e fundit, Johnson është shfaqur në disa konferenca për shtyp, për të njoftuar publikun rreth hapave që qeveria ka ndërmarrë, në luftë kundër koronavirusit.
Në këto konferenca kanë marrë pjesë shumë gazetarë dhe zyrtarë të tjerë, me të cilët Johnson ka punuar me kontakt mjaft të afërt.

Në Mbretërinë e Bashkuar kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, deri në këto momente, 11,658 persona dhe kanë humbur jetën 578 të tjerë.

Qeveria ka kërkuar që qytetarët të aplikojnë masa të distancimit social, të punojnë dhe qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin prej saj, vetëm për të blerë ushqime dhe për aktivitet fizik (një herë në ditë), por me rregulla shumë strike të distancës dhe jo më shumë se dy persona.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
Koronavirusi, Presidenti i Institutit të Shëndetit në Itali: Nuk e kemi arritur ende kulmin e pandemisë

Edhe pse për katër ditë numri i të infektuarve në Itali pati një ulje dje, numri i të prekurve nga...

Close