X

Kryeministri britanik, Boris Johnson, rezulton i infektuar me koronavirus

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është infektuar me koronavirus Covid-19.

Vetë kryeministri e ka njoftuar këtë lajm dhe ka thënë se ka “simptoma të lehta” dhe se “po vetë-izolohet” në Downing Street.

Kam patur simptoma të lehta të koronavirusit, temperaturë dhe kollë të vazhdueshme. Sipas këshillës së oficerit të parë të Mjekësisë, unë kam bërë testin, i cili ka rezultuar pozitiv, ndaj unë po punoj nga shtëpia, po vetë-izolohem dhe kjo është gjëja e duhur që duhet bërë“, u shpreh Johnson në një video selfie të postuar në rrjetet sociale.

Kryeministri Johnson do të vijojë të jetë në krye të ekipit që merret me luftën ndaj koronavirusit.

Ditët e fundit, Johnson është shfaqur në disa konferenca për shtyp, për të njoftuar publikun rreth hapave që qeveria ka ndërmarrë, në luftë kundër koronavirusit.
Në këto konferenca kanë marrë pjesë shumë gazetarë dhe zyrtarë të tjerë, me të cilët Johnson ka punuar me kontakt mjaft të afërt.

Në Mbretërinë e Bashkuar kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, deri në këto momente, 11,658 persona dhe kanë humbur jetën 578 të tjerë.

Qeveria ka kërkuar që qytetarët të aplikojnë masa të distancimit social, të punojnë dhe qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin prej saj, vetëm për të blerë ushqime dhe për aktivitet fizik (një herë në ditë), por me rregulla shumë strike të distancës dhe jo më shumë se dy persona.

/TPZ.al/

Video: Boris Johnson lajmëron se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. 

Të dhënat e fundit për koronavirusin, në dhjetë vendet më të prekura nga virusi: 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Turqi, 75 të vdekur dhe 3,629 të infektuar nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se janë konfirmuar edhe 16 viktima nga Covid-19 në vend. Numri i...

Close