X

VIDEO/ Një tjetër ambulancë me të dyshuar për koronavirus mbërrin tek Infektivi


Një tjetër ambulancë ka mbërritur paraditen e sotme në Spitalin Infektiv të kthyer tashmë në një spital COVID-19. Në pamjet e siguruara nga “News 24”, shihet teksa ambulanca mbërrin në QSUT, ndërkohë që pritet nga stafi mjekësor.

Deri tani janë 174 persona të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, 28 të shtuar vetëm në 24 orët e fundit, ndërsa 6 të infektuar kanë ndërruar jetë.

Mbrëmjen e kaluar një 71-vjeçare ka ndërruar jetë, duke u bërë viktima e gjashtë. Sipas MSH, ajo vuante nga hipertensioni.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi intensive 2 janë të intubuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Bota do të ishte kursyer nga pandemia nëse…”, ambasadori amerikan në Britani akuzon Kinën

Ambasadori amerikan në Londër ka lëshuar akuza të forta në adresë të Kinës, duke thënë se ajo po rrezikon tërë...

Close