X

Tetë lojtarë në shitje, Barcelona synon revolucionin në verë


Barcelona ka shpenzuar tmerrësisht vitet e fundit, por shumica e të ardhurve nuk kanë rezultuar të jenë goditjet e duhura dhe tashmë klubi katalanas kërkon t’i shesë dhe të arrijë të nxjerrë sa më shumë përfitime financiare. Antuan Grizman erdhi vetëm verën e kaluar, por me shumë mundësi pritet të dalë në merkato për të siguruar të ardhura për ardhjen e Nejmar.

Francezi nuk ka arritur në nivelet e duhura dhe Barcelona kërkon të rinovojë sulmin katalanas. Një tjetër emër i madh është Filipe Kutinjo. Braziliani me të ardhur nga Mynihu pritet të niset në një tjetër destinacion, me ofertat që nuk mungojnë.

Dyshja e mesfushës Vidal-Rakitiç gjithashtu do të duhet të lënë Barcelonën për të rinovuar mesfushën. Brejthuejt gjithashtu do të largohet, pasi erdhi vetëm për situatën emergjente të dëmtimeve dhe Barcelona do të kërkojë një blerës për të rikuperuar 18 milionë eurot e derdhura për të.

Samuel Umtiti nuk i ka ndjekur direktivat e klubit për tu rikuperuar nga ai dëmtim i mallkuar dhe e ka pësuar duke u dëmtuar përsëri e humbur vendin e titullarit në duelin me Lengle. Kampioni i botës është me valixhe gati. Karles Alenja është një nga talentet më të mëdha të dala nga klubi, por jo i denjë për të zënë një vend titullari te Barça. Përveç tyre, edhe Neto kërkon një skuadër ku të luajë titullar dhe do të largohet në verë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Lojtarët e Barcelonës nuk duan t’ia dinë: Jo uljes së rrogës prej koronavirusit

Bota e futbollit është duke kaluar një moment të vështirë teksa ndeshjet janë ndërprerë për shkak të koronavirusit. Kjo ka...

Close