X

Të mbetur jashtë nga kriza e Covid-19/ Nis operacioni për kthimin e shqiptarëve në atdhe

Një ndër çështjet që u diskutua të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte dhe marrja e masave për kthimin në atdhe të shqiptarëve, që kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, për shkak të mbylljes së kufijve ajrorë e tokësore.

Mësohet se bëhet fjalë për afro 2200 shtetas shqiptarë, që kanë marrë kontakt me ambasadat dhe konsullatat në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar riatdhesimin. Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme thanë se shqiptarët janë të shpërndarë ne shumë shtete, përfshirë edhe Timorin Lindor, ku është bllokuar një familje.

Task Forca e ngritur pranë Ministrisë së Jashtme, nën drejtimin e zv.ministrit Agron Tare, është duke shqyrtuar disa skenarë për të bërë të mundur rikthimin e të bllokuarve

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Koha s’pret asnjë minutë”, Bardhi publikon videon: Dëshmitë e dhimbshme të qytetarëve në nevojë, sirenë alarmi për qeverinë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, publikon një video në rrjetet sociale, me dëshmi të qytetarëve në nevojë, ndërsa...

Close