X

Shkon në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri


Gjatë mbrëmjes së sotme, ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, si pasojë e koronavirusit.

E moshuara, ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë, e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ndërsa të infektuar, rezultojnë zyrtarisht 174 persona.

Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në mbarë botën. Deri në këto momente janë infektuar 527,791 persona dhe kanë ndërruar jetë 23,937 të tjerë.

Statistika për 10 vendet më të prekura nga koronavirusi: 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Koronavirusi/ Apeli i mjekut: Mos përdorni kondicionerin, rrezik i lartë infektimi

Mjeku i njohur Roland Xhaxho, duke folur për mënyrat e përhapjes së koronavirusit duke dhënë dhe disa këshilla për qyetarët....

Close