X

Senati amerikan miraton paketën e shpëtimit të ekonomisë, 2 trilionë dollarë


Senati i SHBA-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një projektligj historik prej 2 trilion dollarësh.

Paketa është për të shpëtuar ekonominë e SHBA-së si dhe për ndihmën ndaj sektorit të kujdesit shëndetësor, në betejën e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit që ka çrregulluar shoqëritë në mbarë botën.

Tani, projektligji kalon për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas votimit të Dhomës, projektligji do t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se shumë shpejt do ta nënshkruajë.

Pakoja përmban shumë më të madhe në historinë e SHBA-së që ndahet për të ndihmuar ekonominë. Shuma është e barabartë me gjysmën e shumës së buxhetit aktual vjetor federal të SHBA-së.

Masa e Senatit vjen pasi shumica e vendeve në Shtetet e Bashkuara janë në gjendje izolimi, dhe shumë qytete dhe shtete po urdhërojnë mbylljen e bizneseve.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara janë 68,572 raste të konfirmuara me COVID-19, numri i tretë më i lartë në botë pas Kinës dhe Italisë.

Të vdekur nga kjo sëmundje janë regjistruar 1,031 persona./ Rel

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Rama me Kuran: ‘O ju njerëz, shpërndahuni që ‘zjarri’ mos të ketë me çka të ndizet’!

Kryeministri i është kthyer sot librave të shenjtë të besimit mysliman, për t’iu kujtuar shqiptarëve se që në kohërat e...

Close