X

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, mes tyre edhe një ushtar

Ka shkuar në 25 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, pasi vetëm ditën e sotme kanë humbur jetën tre persona.

Viktima e fundit është një burrë 70-vjeçar nga Glyfada dhe lajmin e konfirmoi kreu i Bashkisë.

Kryetari i Bashkisë së Glyfada, George Papanikolaou konfirmoi kohët e fundit se një 70-vjeçar pacient i spitalit Evangelismos kishte vdekur, shkruajnë mediat greke.

Gjithashtu edhe gruaja e të ndjerit ndodhet në spital, por fatmirësisht nuk është në gjendje kritike.

Më herët në mëngjes një 64-vjeçar nga Damaskinia Kozani kishte humbur jetën, ndërsa sërish në mëngjes u bë e ditur se i vdekuri i 23-të ishte një ushtar 46-vjeçar nga Xanthi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Koronavirusi/ Voltana Ademi: Mjekët dhe infermierët në Shkodër kanë mungesë totale të mjetëve mbrojtëse!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, me anë të një deklarate për mediat ka ngrituar alarmin se qeveria nuk...

Close