X

Rrëzimi i qeverisë, reagon Meta: Të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë”, jo “anti-Kurti”


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës me mocion mosbesimi.

Kreu i shtetit shqiptar thotë se politikanët shqiptarë duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”.

Gjatë një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm për emisionin “7 pa 5” u pyet edhe për situatën politike në Kosovë, veçanërisht pas mocionit të votuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Për Presidentin Meta situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Gjermania para një recesioni nga koronavirusi? Çfarë mendojnë ekonomistët

Që kriza Corona do të shkaktojë një rënie të fuqishme të rendimentit ekonomik, këtë e ka kushdo të qartë. Por...

Close