X

Rrëzimi i Albin Kurtit, Haradinaj: Kushtetuta dhe Kuvendi funksionojnë!


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj reagon pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit nga Kuvendi i Kosovës.

Me një shënim në Facebook ai thekson se ka besim të plotë që institucionet e reja do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

Postimi i Haradinajt

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit.

Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë.

Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

RH

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Rrëzimi i Qeverisë “Kurti”, hapat që do të ndiqen. Dy opsionet e Thaçit

Me 82 vota pro 32 kundër dhe vetëm një abstenim, deputetët e Kuvendit votuan mocionin e iniciuar nga LDK-ja, për...

Close