X

Përse shqiptarët janë më të rrezikuarit nga COVID-19? – Faktorët ndikues

Sëmundjet që prekin mushkëritë gjatë dekadës së ardhshme do të jenë shkaktari i tretë i vdekjeve në botë për shkak të ndotjes ambientale dhe pirjes së duhanit parashikon një studim i fundit i Shoqatës Europiane të Sëmundjeve Respitarore (ERS).

Më së shumti përgjegjës për shkatërrimin e mushkërive janë sëmundjet Polmunare Obstruktive Kronike (SPOK).

Në zonat me ndotje të lartë si Tirana dhe qytete të tjera të mëdha ka prevalencë më të lartë te sëmundshmërisë.

Tani kur bota po përjeton emergjencën e krijuar nga virusi Covid që shkatërron pikërisht mushkëritë të sëmurët me SPOK janë më të rrezikuar.

Pneomulogët pohojnë se ka një rritje të prevalencës se SPOK-ut në tre dekadat e fundit.

Luan Durmishi mjek pneumolog thotë se, SPOK favorizohet nga rritja e theksuar së ndotjes ambientale.

Ai tha se të sëmurët nga ky çrregullim janë rritur edhe në Tiranë, pasi faktorët e ndotjes janë më të lartë.

Ndotja e lartë dhe duhanpirja janë faktorëpërgjegjës për zbritjen e sëmundjes në moshat e reja.

Vitet e fundit sëmundja ka zbritur edhe moshës 40 vjeç, teksa zakonisht është karakteristikë e moshës së tretë, sqaroi ai.

Studimet rreth Covid po tregojnë se, qytetet me ndotje të lartë kanë një prevalenvcë më të lartë humbjesh.

Javën e kaluar një analizë është cituar gjerësisht nga Shoqata italiane e Mjekësisë së Mjedisit (SIMA) dhe Universitetet e Bolonjës dhe Bari, sipas së cilës ndotja e ajrit në zonat urbane mund t’i vërë qytetarët në rrezik më të madh nga koronavirusi, pasi cilësia e dobët e ajrit shkakton hipertension, diabet dhe sëmundje të frymëmarrjes, të gjitha kushtet që lidhen me vdekshmërinë nga pandemia.

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik ka gjetur se në vitin 2016 në krahasim me vitin 2005 kishte prova të një rritje të shkallës së vdekshmërisë që i atribuohet:

  • sëmundjes ishemike të zemrës (rritje prej 19%),
  • sëmundjes cerebrovaskulare (rritje prej 9.5%)
  • kancerit të mushkërive (18.8% rritje).

Për më tepër, në vitin 2016, në krahasim me 2005, u gjet rritje prej 21% të sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, dhe 10.9% rritje të sëmundjes pulmonare kronike obstruktive (SPOK).

SPOK-u zakonisht zhvillohet për shkak të dëmtimit afatgjatë të mushkërive nga  substanca të dëmshme nga tymi i cigares, apo ndotja e ajrit.

Profesionet të cilat njerëzit janë të ekspozuar ndaj pluhurit, tymrave dhe kimikateve, gjithashtu mund të kontribuojnë në zhvillimin e SPOK- ut.

Burimet tregojnë se në spitalinSpitalin e Mushkerive “Shefqet Ndroqi” ne Sauk, çdo vit regjistrohen rreth 600 raste te reja me kancer ne mushëkri.

Duke parë rritjen e duhanpirjes me ritme të shpejta tek adoleshentet dhe femrat dhe ndotjen e ajrit, mjeket paralajmërojnë se pas 20 vitesh këto sëmundje do të prekin akoma më shumë jetë njerëzish./Monitor

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Kam ankth, më duket sikur do më bjerë tavani në kokë”, Ilda Bejeri:Besoni në Zot

Ilda Bejleri ka rrëfyer se si po e kalon kohën e saj dhe se sa është stresuar në karantinë. Me...

Close