

Pak orë pasi kuvendi i Kosovës kaloi mocionin e mosbesimit për qeverinë Kurti, duke e kthyer atë në qeverinë më afatshkurtër në vend, kryeministri në detyrë Kurti, shkarkoi nga posti i zëvendëskryeministrit në detyrë, Avdullah Hotin, zëvendësin e tij nga radhët e ish-partnerit qeverisës LDK.
Lidhja Demokratike e Kosovës ishte nismëtare e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, që kaloi në kuvend me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim pas 12 orësh debate.
Pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK nga ana e Kurtit, zv. kryeministri Hoti kishte kritikuar ashpër veprimin e kryetarit te LVV, duke thënë se tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës të cilën po e kalon Kosova si shoqëri.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, tani procedura kalon tek Presidenti. Ai mund te shpallë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, por prej pandemisë së COVID-19 zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë opsion.
Presidenti duhet që prapë t’ia japë mandatin fituesit të zgjedhjeve (VV-së) që të sigurojë 61 vota dhe të formojë qeverinë. Nëse kjo dështon, është ne diskrecionin e tij që herën e dytë këtë mundësi t’ia jap partisë që garanton që ka 50% plus 1 votë për bërjen e ekzekutivit.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Sërish tërmet në Kroaci, ja sa ishte magnituda
Konfirmohen 1913 raste të reja me koronavirus në Greqi, 28 vdekje në 24 orët e fundit
Palmer: Interesat e SHBA-ve në Ballkan të qëndrueshme, strategjia ka mbetur e pandryshuar
Koronavirusi në Kosovë, tri viktima dhe 461 raste të reja në 24 orët e fundit
Aksion policor në Kosovë, 12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara
Vetëm mëngjesin e sotëm 1,200 raste, masat anti-covid nuk frenojnë virusin në Greqi
Parlamenti Evropian thirrje pesë shteteve të BE-së: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, njiheni!
Amerikanë, francezë, egjiptianë dhe grekë “rrethojnë” Turqinë nga Perëndimi
Lini nje Koment