X

Nuk ka titull në tavolinë apo anullim të Serie A, Gravina: “Gati të luajmë edhe në korrik e gusht”


Serie A në fushë edhe në korrik e gusht vetëm për të mbyllur kampionatin. Një mundësi që presidenti i Figc, Gabriele Gravina, e mban në konsideratë. “Deri kur të jetë mundësia, do të ruaj shpresën për të rinisur kampionatet – ka thënë ai për Radio Marte -. Do të bëj cdo tentativë për të arritur në këtë situatë. Jam i ndërgjegjshëm se është e pamatur të mendosh një datë, por duhet të jemi pozitivë. Do të mundohemi të të bëjmë maksimumin për të luajtur edhe nëse duhet ti kërkojmë mbështetjen Uefa e Fifa, për të shkuar përtej 30 qershorit, duke shfrytëzuar edhe korrikun e gushtin”.

Edhe para një emergjence epokale Lega nuk është e bashkuar dhe vështirë se do të gjejë unanimitetin: “Në këtë moment nuk ka hapësirë për interesat e individit. Apeloj për mirëkuptim, në fund do të jetë Federata që duhet të marrë një vendim”. Të enjten është në program një takim i ri “për të punuar mbi një seri propozimesh që kanë lidhje me disa amendamente që duhet ti vlerësojë qeveria, por ka shumë tema që na përkasin. Ne nuk duam të kërkojmë para, por po denoncojmë një gjendje krize. Kërkojmë të na lehtësojnë me disa norma që mund ti japin një zhvillim modern futbollit tonë”.

Përsa i përket kampionatit të pezulluar, Gravina hedh poshtë hipotezën për ta anulluar ose për dorëzimin në tavolinë të titullit: “E konsideroj një humbje për mua e për vlerën e kompeticionit. Do të hapej një skenar antipatik. Refuzoj të mendoj situata që mund të cojnë në një konkluzion të tillë. Deri sa të jetë e mundur, do të vazhdoj ta hedh poshtë këtë hipotezë”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
“Kisha dhimbje, mushkëritë bënin zhurmë të çuditshme” e fejuara e Dybala tregon ditët e vështirë të sëmundjes

Tani janë më mirë, por edhe për Paulo Dybala e të fejuarën e tij Oriana Sabatini koronavirus nuk ishte një...

Close