X

“Menaxheri më tha të përgatisja testamentin para se të trajtoja pacientë me koronavirus”, mjekja 28-vjeçare: Nëse nuk e merrni seriozisht këtë…

Një infermiere e kujdesit intensiv në Britani tha se shefat e NHS e kanë këshilluar që të përgatiste testamentin përpara se të trajtonte pacientët me koronavirus në punë.

Amber Cowan, 28 vjeç, punon në një spital në Glasgow dhe pretendon se menaxherët i kanë thënë të vinte në vijë punët e saj përpara se të fillonte turnin e parë të natës në një repart të COVID-19.

Ajo shkroi në Twitter këtë javë: “Kur të thonë në moshën 28-vjeçare për t’u siguruar të kesh në rregull pensionin dhe tenstamentin. Turni i parë i natës në kujdesin intensiv dhe ne kemi pak staf”.

Edhe pse nuk janë këshilla zyrtare, një doktor tjetër i NHS tha në “MailOnline”: “Një mik i cili është 28 vjeç më tha që e kishte bërë testamentin. Kam dëgjuar njerëzit të thonë ‘Unë dua të prekem nga koronavirus në mënyrë që të jem imun’. Nuk do të funksionojë kështu. Nëse nuk e merrni seriozisht këtë, ju po dënoni dikë që të vdesë, dhe një infermiere që nuk e njeh, sepse ne nuk lejojmë vizitorë në spitale. Zgjidhni këtë, ose vdes në shtëpi. Ky është realiteti”.

Stafi i vijës së parë të NHS aktualisht është duke i trajtuar pacientët e diagnostikuar me virusin vdekjeprurës pa veshjen e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Mjekë dhe infermierë të tmerruar kanë sulmuar qeverinë për mungesën e dorezave, maskave, platformave dhe syzeve të mjaftueshme në mes të pandemisë. Dje, Shoqata Mjekësore Britanike paralajmëroi që stafi i NHS do të vdesë nëse nuk u jepet veshje e mjaftueshme mbrojtëse ndërsa trajtojnë pacientët me virus.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Meta, mesazh politikanëve të Kosovës: Të mos humbet asnjë minutë në përballjen me COVID-19

Presidenti Ilir Meta iu ka dërguar një mesazh të prerë të gjithë politikanëve të Kosovës, duke iu kërkuar të mos...

Close