X

“Më i vogli është tre vjeç”, Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë flet për fëmijët e infektuar, çfarë rrezikojnë dhe si e morën Covid-19

Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë ka folur për katër fëmijët që kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në Shqipëri. Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Kuli tha se ata nuk janë në rrezik, pasi janë të prekur lehtë, ndërkohë që shtoi se ata janë zbuluar pasi kanë pasur një familjar të infektuar.

“Nuk është shqetësim. Është diçka që pritej. Fëmijët janë më pak të prekur dhe më lehtë të prekur. pritej që të gjenim edhe fëmijë të kontaminuar pasi jetojnë në një shtëpi. Janë konfirmuar pasi kanë pasur dhe familjarë të infektuar. Më i vogli është tre vjeç, ndërsa të tjerët 12, 13 dhe 15 vjeç,”- tha Kuli më tej.

Numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 7 viktima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shkon në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Gjatë mbrëmjes së sotme, ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, si pasojë e koronavirusit. E moshuara, ka mbërritur gjatë...

Close