X

Mbi 3 milionë punëtorë humben vendet e punës brenda një jave në SHBA

Javën e kaluar 3.3 milionë amerikanë që u regjistruan për të përfituar nga skemat e papunësisë, pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në vend.

Sipas të dhënave, kjo shifër është më e madhja në historinë e SHBA-së, ku deri më tani, rekordi ishte gjatë muajit tetor 1982, kur rreth 700 mijë njerëz u larguan nga puna brenda një jave.

Analistët parashikojnë që kjo do të jetë vetëm fillimi dhe shifrat e ardhshme do të jenë edhe më të frkkëshme.

Këta besojnë se kriza e pandemisë së Cronavirusit do të shkatërrojë plotësisht rritjen ekonomike në dekadën e fundit.

Të enjten, Kongresi amerikan ka miratuar Projektligjin prej 2 trilionë dollarësh për të stimuluar ekonominë.

Lidhur me këtët, tashmë disa qytetarë mund të presin ndihma financiare nga qeveria, për t’i ndihmuar ata të përballen me izolimin që buron nga kriza e Coronavirusit.

Këto pagesa pritet të jenë 1,200 dollarë për individë, 2,400 dollarë për ata që janë martuar dhe paraqesin bashkërisht taksat mbi të ardhurat dhe 500 dollarë për fëmijët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Ekspertët japin parashikimin e tyre për fundin e pandemisë në SHBA

Ekspertët e sëmundjeve infektive nuk janë të sigurt se sa do të zgjasë pandemia e coronavirusit, por shumë janë dakord...

Close